Avokatja kërkon përjashtimin e gjyqtarit Shabani në rastin e Antigona Morinës

Lajme

Avokatja kërkon përjashtimin e gjyqtarit Shabani në rastin e Antigona Morinës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:10
Antigona Morina

Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin e Antigona Morinës, gruas e cila ka vdekur gjashtë vjet më parë tri ditë pasi që ishte martuar ta kthej në rigjykim.

Rrjeti i Grave të Kosovës me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, ka angazhuar avokaten Fehmije Gashi Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës.

Duke qenë se seanca e radhës është caktuar me 4 qershor, avokatja Bytyqi me 17 maj ka dërguar Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës.

“Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin”, thuhet në një njoftim nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

 RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin vendimet e duhura në mënyrë që rasti të gjykohet drejtë dhe të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat