Ballkani Perëndimor në kthesë kritike

Lajme

Ballkani Perëndimor në kthesë kritike

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:52
Ilustrim

Interesi i ripërtërirë politik i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë forca e vetme që do të shtyjë rajonin përpara, por përgjegjësia për zbatimin e reformave në atë rajon dhe pajtimin duhet të vijë nga brenda, kryesisht nga autoritetet vendore dhe kombëtare.

Kështu thuhet në studimin e Shërbimit Kërkimor të Parlamentit Evropian.

Studimi i parë tematik në kuadër të projektit "Paqe dhe Siguri në 2018", i bërë për nevojat e Parlamentit Evropian nga ana e organit analitik dhe hulumtues të këtij institucioni, i referohet Ballkanit Perëndimor dhe suksesit të BE-së në ndërtimin e paqes në atë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat