Katër të lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh në Miradi të Fushë Kosovës

Lajme

Katër të lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh në Miradi të Fushë Kosovës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:26
Pamje nga video

(E plotësuar) - Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi i rezervuarit të derivateve në Fushë-Kosovë, ka ndodhur gjatë pastrimit të tij.

Nga shpërthimi i një prej katër rezervuarve të një deponie derivatesh në fshatin Miradi, kanë mbetur katër persona të lënduar.

Rexhep Maqedonci, prokuror i rastit, ka thënë se të gjitha detajet e hetimeve do të jepen me kohë.

Situata vihet në kontroll

Pas shpërthimit të një rezervuari të derivateve në Miradi të Fushë Kosovës, situata është vënë nën kontroll.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Kujtojmë se nga ky shpërthim lëndime kanë marr katër persona, ku njëri prej tyre gjendet në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku evakuoi personelin në një perimetër të caktuar.

Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim.

****

Katër persona janë lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh në Miradi të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:00 ka marrë informatën për një shpërthim të ndodhur në një nga rezervuarët e një deponie të derivateve në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës, ku si pasojë katër persona janë lënduar.

“Policia me te gjitha njësitet e nevojshme si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundësinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit  nga vendngjarja   dhe varësisht  nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, njofton Policia.

Shpërthim i fuqishëm në depo të naftës në Fushë Kosovë

Një shpërthim i madh ka ndodhur sot rreth orës 14:00 afër një rezerve karburantesh në Miradi të Ulët të Fushë Kosovës.

Dëshmitarët tregojnë se shpërthimi ka qenë i madh dhe është dëgjuar në një largësi të konsiderueshme. Aktualisht nga vendi i nghjarjes po del tym.

Incidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 policia ka pranuar informatë për një shpërthim që ka ndodhur në një deponi të derivateve në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Borovci për Kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat