Zgjedhjet në Mal të Zi, DPS kryeson në shumicën e komunave

Lajme

Zgjedhjet në Mal të Zi, DPS kryeson në shumicën e komunave

Më: 27 maj 2018 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Sipas rezultateve të para paraprake, Partia Demokratike Socialiste DPS arriti një fitore bindëse në zgjedhjet lokale që janë mbajtur sot në Mal të Zi.

Kjo parti vetë ose në koalicion me partnerët e saj në nivel kombëtar, do të jetë në gjendje të formojë një qeveri në shumicën e dhjetë komunave, sipas vëzhguesve të Qendrës për Monitorim (CEMI).

Bazuar në një mostër prej 64 për qind të qendrave të përpunuar të votimit në Podgoricë, DPS ka fituar 47.3 për qind të votave, koalicioni Podgorica për shekullin e 21 me 25.8 për qind, koalicioni i Frontit Demokratik dhe Partia Popullore Socialiste 12 për qind, Social demokratët 5, 1 për qind, Aleanca Qytetare për Ndryshime SDP-Demos 3.2 për qind, raporton RTCG.

Zgjedhjet lokale kanë mbajtur sot në Podgoricë dhe në dhjetë komuna tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat