Daçiq: Kosova dhe BE-ja të tregojnë se kush e vrau Ivanoviqin

Lajme

Daçiq: Kosova dhe BE-ja të tregojnë se kush e vrau Ivanoviqin

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:10
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se autoritetet e Kosovës duhet të përgjigjen në pyetjen se kush e vrau Oliver Ivanoviqin për shkak se ata po hetojnë, por kjo është gjithashtu një çështje për BE-në.

Kjo sipas Daçiqit, pasi ajo kërkoi që strukturat e sigurisë të integrohen në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj se Beogradi nuk po bashkëpunon në hetim dhe fsheh përgjigjen se kush e vrau Ivanoviqin, kreu i diplomacisë serbe e vlerësoi atë si një akuzë të drejtpërdrejtë, duke kujtuar se kreu i Iniciativës Qytetare u largua nga paraburgimi para vrasjes në të cilën siç tha ai “e vendosën  shqiptarët e Kosovës “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat