Policia serbe maltreton Eliza Hoxhën në kufirin e Merdares

Lajme

Policia serbe maltreton Eliza Hoxhën në kufirin e Merdares

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:36
Hoxha është maltretuar nga policët serbë të cilët ia kanë kontrolluar në detaje materialet që ajo bartte.

Artistja e njohur shqiptare Eliza Hoxha, do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e përbashkët që mbahet në Beograd ‘Mirdita, Dobar Dan”.

Mirëpo, gjatë hyrjes në territorin e Serbisë nga kufiri në Merdare, Hoxha është maltretuar nga policët serbë të cilët ia kanë kontrolluar në detaje materialet që ajo bartte.

Thuhet se një fotografi e Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe.

“Arti nuk njeh kufi? Në k’to momente cfar malltretimi po i bëhet Eliza Hoxha”, ka shkruar fotografi Arben Llapashtica i cili është bashkë me Eliza Hoxhën në autobusin që shkon drejt Beogradit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat