E madhe kjo: Ish presidenti dhe ish kryeministrja e Kroacisë e bëjnë Shqiponjën, entuziazmohen shqiptarët

Lajme

E madhe kjo: Ish presidenti dhe ish kryeministrja e Kroacisë e bëjnë Shqiponjën, entuziazmohen shqiptarët

Nga: N. Sh. Më: 2 qershor 2018 Në ora: 08:53
Stipe Mesiç dhe Jadranka Kosor

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç që gjithmonë është njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve edhe pse e ka kryer mandatin e tij ai ende vazhdon të ketë shoqëri me shqiptarët, shkruan Gazeta “Bota sot”.

Në një fotografi që shfaqet kryeministrja aktuale Jadranka Kosor dhe ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, duke formuar me duar shqiponjën që simbolizon dhe identifikon flamurin shqiptar, po bënë bujë në rrjetet sociale.

Në këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë, shihet komplet me grupin e tij duke bërë me duar gjestin e shqiponjës dy krenare, simbolit shqiptar i cili gjendet në flamurin kombëtar.

Kjo fotografi është bërë kohë më parë, mirëpo shqiptaret janë akoma të entuziazmuar me të, duke filluar të bëjnë shpërndarjen e saj në rrjetet sociale, shkruan “Bota sot”.

“Kur kam qenë në burg në kohën e ish-Jugosllavisë, qelinë e ndaja me 35 të tjerë të burgosur, 5 prej tyre ishin shqiptarë. Me ta ndaja të njëjtën hapësirë, të njëjtin ushqim… të njëjtin tualet. Kështu u bëmë miq të mirë. Ky ishte kontakti i parë, nga shumë kontakte të tjera që kam pasur me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Së pari, unë jam një njeri, i cili gjithmonë ka njohur realitetin dhe është e njohur për këdo se bota ndaj shqiptarëve nuk ka qenë kurrë zemërgjerë, veçanërisht ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët në ish-Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene nuk kanë pasur asnjë të drejtë. Ata nuk kishin të drejtë për kombësi, gjuhë, kulturë, nuk kishin asgjë. Në Jugosllavi, në Jugosllavinë e pasluftës, Jugosllavinë e Titos, shqiptarëve iu dha e drejta për kulturën, për gjuhën dhe kombësinë e tyre, por pavarësisht nga fakti se ata ishin më të shumtë në numër se disa etni të tjera si sllovenët apo malazezët, nuk ishin të barabartë, nuk iu dha statusi i Republikës. Që atëherë unë kam mbrojtur gjithmonë mendimin se shqiptarët duhet të trajtohen si çdo komb tjetër brenda Jugosllavisë”, ka thënë Mesiç për shqiptarët gjatë një interviste pak kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat