Ky është momenti i krenarisë! Pamjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

Lajme

Ky është momenti i krenarisë! Pamjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

Nga: N. Sh. Më: 4 qershor 2018 Në ora: 11:41
Pjesëtarët e UÇK-së në betejën e Kosharës

Një ndër momentet më të lavdishme të luftës së UÇK-së është thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Në video që prej vitesh qarkullon shihet këmba e  heroit kombëtar Agim Ramadanit, e cila në fakt ka ngelur një lloj vule, duke simbolizuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kjo video nuk duhet harruar asnjëherë, e shumë video të tjetra që gjithmonë na bëjnë krenarë për luftën tonë të lavdishme.

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroikët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Image
Pamje nga momenti kur është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitarë serbë ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Ishte fillim prilli i vitit 1999. Për drejtuesit e luftës çlirimtare kjo ishte koha më e mirë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë pushtimit serb në Kosovë dhe ndarjes së kombit me kufirin e dhunshëm.

Kufiri shqiptaro-shqiptar ishte ndër pikat më strategjike të luftës dhe konsiderohej arterie e domosdoshme për lëvizjen e luftëtarëve të UÇK-së.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat