Ambasadori amerikan në Serbi: EULEX shkon, por KFOR dhe Policia e Kosovës mbesin

Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: EULEX shkon, por KFOR dhe Policia e Kosovës mbesin

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:58
Kyle Scott

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Kyle Scott, ka folur sot në Beograd lidhur me përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

“Më duhet t’ua them serbëve, se EULEX do të shkojë, por që aty do të mbesin KFOR-i dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Scott.

“Policia e Kosovës është në rend të parë. Kemi parë së fundmi se ka pasur disa probleme, çka është e tmerrshme, por që Policia e Kosovës ka qenë aty për ta kryer punën, ta mbrojë pakicën serbe dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Ai është pyetur nga gazetarët serbë në Beograd nëse largimi i EULEX ka Kosova cenon sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Unë jam ambasador i SHBA-së në Serbi dhe jo në Kosovë, kështu që për këtë është më mirë të pyetet ambasadori në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat