Kjo video ka tronditur Serbinë në vitin 1999

Lajme

Kjo video ka tronditur Serbinë në vitin 1999

Nga: N. SH. Më: 6 qershor 2018 Në ora: 10:41
Kriminelët serb duke plaçkitur shqiptarët

Përveç që na kanë masakruar gra, pleq e fëmijë, kriminelët serb edhe kanë plaçkitur në Kosovë. E kjo video është dëshmia më e mirë ku bota e civilizuar është tronditur nga këto pamje. Pamje këto që pastaj tronditën Serbinë, pasi shfaqi fytyrën e vërtetë të fashistëve serb, shkruan gazeta "Bota sot".

Gjatë luftimeve të vitit 1999, para bombardimeve të NATO-s, botën e përshkoi një video.

Në të shfaqet një fshat i braktisur (Mihaliqi i Vushtrrisë) dhunshëm nga banorët shqiptarë, pasi ishte bombarduar nga forcat militare serbe.

Në xhirim pastaj, nga distanca, kapen forcat serbe duke plaçkitur dhe djegur fshatin.

Në mesin e ushtarëve e policëve serbë, kishte edhe serbë në uniforma civile.

Ndaj kësaj videoje kishte reaguar makineria propaganduese e Sllobodan Milosheviçq, sepse në të shiheshin të gjitha fytyrat e këtij regjimit fashist antishqiptar: një regjim që vret, spastron etnikisht, shkatërron, djeg, vjedh…BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat