Pamje e paparë më herët: Momenti kur trupat britanike vrasin dy ish-ushtarët e UÇK-së

Lajme

Pamje e paparë më herët: Momenti kur trupat britanike vrasin dy ish-ushtarët e UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:03
Pamje nga video

Një video e rrallë e publikuar nga Associated Press, ku tregon pamje kur mijëra qytetarë kishin dalë rrugëve të Prishtinës për të festuar.

Trupat britanike, hapën zjarr kur një makinë doli drejt pozicionit të tyre duke lënë kështu të vdekur dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në video thuhet trupat britanike po ofronin siguri për rreth 50 serbë që kishin marrë strehim në një ndërtesë aty pranë, gjersa në rrugë mijëra shqiptarë etnikë po festonin duke valëzuar flamurin kombëtar dhe atë të Amerikës.

Një nga ish ushtarët e UÇK-së vdiq në vendngjarje, gjersa tjetri ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Në këtë incident u plagosën rëndë edhe dy persona të tjerë. BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat