Bajrami: 53 milionët eurot e Bechtel Enkas do të ndikojnë në fituesin e zgjedhjeve të ardhshme

Lajme

Bajrami: 53 milionët eurot e Bechtel Enkas do të ndikojnë në fituesin e zgjedhjeve të ardhshme

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 23:35
Hykmete Bajrami

Ish-Ministrja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, thotë se keqpërdorimet e parasë publike po ndikojnë në rezultatin zgjedhor në Kosovë. Njëjtë mendon edhe për 53 milionët që Qeveria e Ramush Haradinajt ndau për Bechtel Enkan.

“Këto 53 milionë më lejoni të ju them se përpos pasojave aktuale në buxhetin e Republikës së Kosovës do të kenë pasoja afatgjate. Vjedhjet korrupsioni dhe keqpërdorimet e parasë publike të cilat sot bëhen nga institucionet e Republikës së Kosovës nesër do t’i kesh të insertuara në sistemin zgjedhor dhe kush do të fitojë, do të fitojë ai që i ka dhjetëra miliona për t’i shpenzuar në fushatë”, tha Bajrami.

“Faktikisht partitë të cilat një kohë të gjatë kanë qenë në pushtet dhe kanë fituar zgjedhjet pikërisht në bazë të kësaj’, shtoi ajo.

“Nëse shohim degradimin qoftë ekonomik qoftë institucional qoftë në fushën e drejtësisë qoftë dështimet në luftën e krimit dhe korrupsionit si ka mundësi që pothuajse e njëjta klasë politike është kah sillet”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat