Drejtori i Emergjencës në QKUK tregon detajet e rastit të Vokrrit

Lajme

Drejtori i Emergjencës në QKUK tregon detajet e rastit të Vokrrit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:32
Basri Lenjani

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Për këtë ka folur drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, i cili ka thënë për Vokrrin se ende pa mbërritur në QKUK ka ndërruar jetë.

Ai ka thënë se përkundër masave të ndërmarra menjëherë ndaj tij, ka qenë e pamundur që ai të kthehet në jetë.

“Bisedova me kliniken emergjente dhe ekipet kujdestare, pra i ndjeri ka mbërri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pa shenja jete edhe përkundër masave reanimatore ka qenë e pa mundur të rikthehet në jete. Personi në fjalë ka pësuar arrest kardiak”, ka thënë Lenjani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat