Ministri serb kujton Fadil Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik…

Lajme

Ministri serb kujton Fadil Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik…

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:21
Arkiv

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiq ngushëlloi për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vokrri në vitet e 80-ta kishte luajtur për ekipin serb të futbollit ‘Partizani’ dhe kështu po e kujtojnë qytetarët e Beogradit në kohët e arta kur ai shkëlqeu në këtë ekip.

Përmes një statusi në Twitter, Ruzhiq kujtoi Vokrrin si një njeri të ndershëm.

“Ishe vëlla i ndershëm, mik, njeri dhe Partizanas me zemër. Faleminderit Fadil për të gjitha. Prehu në paqe”, shkroi Ruzhiq.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat