Reagimi i Fatmir Limaj pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Lajme

Reagimi i Fatmir Limaj pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:59
Fadil Vokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reagur shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe Fatmir Limaj.

Ky është shkrimi i plotë i Fatmir Limaj në Lajmi për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, na ka tronditur të gjithëve. Vdekja e hershme e Vokrrit është humbje e madhe për sportin e Kosovës dhe për vetë shtetin e Kosovës.

Vokrri ka qenë frymëzim për shumë gjenerata në vitet e 80-ta. Kontributi i tij në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte vendimtar.

Fadilin pata rastin ta takoja 10 ditë më parë në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri. Si gjithmonë pozitiv e i përkushtuar për ta ngritur futbollin e Kosovës sa më lart.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Vokrri, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! U prehsh në paqe!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat