Avokati i Izet Haxhiut, Bashkim Nikolla, posedon dokumentin sekret që do të shërbejë si provë në gjykimin e Izet Haxhiut.
Dokumenti përmban detaje që çojnë në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ky dokumenti nis me tre autorët, që sipas SHIK-ut, janë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja. Ky grup kishte armiqësi me Azem Hajdarin që kishte nisur që pas tentativës së dështuar të ish-deputetit të PS-së, Gafur Mazreku për të vrarë Azem Hajdarin në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, më 18 shtator të vitit 1997, transmeton “Bota sot”.
Në raportin e shërbimit informativ shqiptar në atë kohë, thuhet se "Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muhamerr Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës", thuhet në raportin e SHISH.
Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit.