Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 00:41
Ilustrim

Në fundjavë shtrëngata me shi, javën e ardhshme mot i nxehtë.

10.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, por në fillim të javës sërish do të shënojnë rritje.

Minimalet do të sillen nga 12C deri në 17C, e ato maksimale nga 25C deri në 31C.

Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat