“Atë që bëri Rugova politikisht për ndërkombëtarizimin e Kosovës, ju Fadil e bëtë për ndërkombëtarizimin e futbollit”

Lajme

“Atë që bëri Rugova politikisht për ndërkombëtarizimin e Kosovës, ju Fadil e bëtë për ndërkombëtarizimin e futbollit”

Nga: Bota sot Më: 10 qershor 2018 Në ora: 09:41
Fadil Vokrri

Edhe opinionisti nga Maqedonia Sulejman Mehazi, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Ai ka thënë se Vokrri ka bërë për futbollin e Kosovës atë që bëri Rugova politikisht për ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Reagimi i tij:

Faleminderit për lojërat emocionuese e spektakulare të tua në KF Prishtina, i dashur Fadil Vokrri!

Atë që bëri Rugova politikisht për ndërkombëtarizimin e Kosovës, ju Fadil e bëtë për ndërkombëtarizimin e futbollit në instancat më të larta  europiane e botërore, faleminderit, Zoti ju mëshiroftë me Parajsë, amin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat