Vuçiq: Ne duam zgjidhje me të cilën Serbia e ruan fytyrën

Lajme

Vuçiq: Ne duam zgjidhje me të cilën Serbia e ruan fytyrën

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:24
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk është me rëndësi që të mbahet konferencë për zgjidhjen e çështjes me Kosovën pa pasur rezultate.

Sipas tij me rëndësi është përmbajtja e propozimeve që mund të bëhen, duke theksuar se në ditët në vijim do të shtohet presioni mbi Serbinë, shkruan media serbe.

“Jam i interesuar në esencë dhe rezultat. Ne duam zgjidhje të cilën Serbia e dëshiron dhe që mund ta pranojë, ta ruajë fytyrën, që njerëzit të mos ndjehem të turpëruar, ta di se ka të ardhme”, ka thënë Vuçiq.

“Duam zgjidhje që serbët e Kosovës dhe Metohisë të kenë të ardhme të garantuar, paqe dhe siguri, por që poashtu ta mbrojmë Serbinë”.

Vuçiq ka thënë se “Rambuje 2” mund të mbahet kudo në Los Angeles, Tokio, apo kudo tjetër në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat