FFK falënderon të gjithë pjesëmarrësit në varrimin e Vokrrit

Lajme

FFK falënderon të gjithë pjesëmarrësit në varrimin e Vokrrit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 23:39
Varri i Fadil Vokrrit në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.

Federata e Futbollit e Kosovës, me rastin e varrimit të presidentit Fadil Vokrri, falënderon:

– Të gjitha institucionet e shtetit, të cilat veç që shpallën ditën e sotme ditë zie, morën në përkujdesje gjithë ceremoninë e varrimit me nderime shtetërore

– Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s

– Kryetarët dhe përfaqësuesit e Federatave Kombëtare të Futbollit

– KOK-un dhe Përfaqësuesit e Federatave Sportive të Kosovës

– Ambasadat dhe misionet diplomatike

– Të gjithë sportistët

– Të gjithë qytetarët e Kosovës

– Të gjithë qytetarët nga trevat shqiptare dhe mërgata anë e kënd botës

Që morën pjesë në homazhe, mbledhje përkujtimore dhe varrimin e presidentit, si dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme na ngushëlluan dhe ishin pranë nesh dhe familjes së presidentit Vokrri.

Njëherësh ju kërkojmë falje, të gjithë atyre qytetarëve që për shkak të kohës së kufizuar dhe hapësirës nuk patën mundësi të bëjnë homazhe dhe të jenë në mbledhje përkujtimore.

Po ashtu njoftojmë opinionin se e pamja për presidentin do të zgjasë tri ditë prej ditës së hënë në hotel “Sirius”, prej orës 09.00 deri në orën 18.00 – thuhet në një kumtesë të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat