Lista Serbe kundër ushtrisë së Kosovës

Lajme

Lista Serbe kundër ushtrisë së Kosovës

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 23:55
FSK

Lista Serbe ka hedhur poshtë pohimet se serbët në Kosovë mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës.

Në një komunikatë për media të kësaj partie thuhet se në pamundësi për të siguruar kushte më të mira për jetën për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës  ofrojnë luftë dhe tregime separatiste për qytetarët.

"Kështu sot deklaruan se për Prishtinën lufta me serbët nuk ka mbaruar, për çka presim reagim më urgjent të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Lista Serbe, sipas së cilës deklarimet e tilla janë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Për më tepër, kjo parti i është kundërvënë edhe njëherë formimit të ushtrisë së Kosovës, pasi sipas saj është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen e Kumanovës, por edhe interesave të sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe shtetit serb.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat