Serbët detyrojnë plakun shqiptar të flas keq për UÇK-në, por ja si përgjigjet ai

Lajme

Serbët detyrojnë plakun shqiptar të flas keq për UÇK-në, por ja si përgjigjet ai

Nga: N. Sh Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:59
Plaku shqiptar

Më 15 janar të vitit1999 nga paramilitarët serbë në Reçak u vranë mbi 45 civilë shqiptarë, mes tyre edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së.

Plani gjenocidal i Millosheviqit përpos vrasjeve ishte i fokusuar edhe në përhapjen e propagandës për luftën për liri që bënte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Një nga videot më prekëse nga Reçaku është momenti kur trupat serbe përpiqen ta detyrojnë një të moshuar shqiptar që në një intervistë të flasë keq për UÇK-në.

Ata e udhëzojnë atë që të shprehet se UÇK-ja në Reçak është në fakt ajo që po kryen krime.

“Çfarë po bëjnë ata, UÇK në fshat, fol”, dëgjohen ushtarët serbë ndërsa e udhëzojnë të moshuarin shqiptar të flasë në gjuhën serbe.

Pamja e dhimbshme e plakut fisnik shqiptar i cili refuzon të flas keq për UÇK-në dhe shqiptarët do të mbetet pa dyshim një imazhet më të tmerrshme të asaj që regjimi gjenocidal i Millosheviqit bëri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat