SHIK-u integroi agjent të UDB-së dhe Milosheviqit, njëri nga ta ishte Bozhidar Spasiçi

Lajme

SHIK-u integroi agjent të UDB-së dhe Milosheviqit, njëri nga ta ishte Bozhidar Spasiçi

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 qershor 2018 Në ora: 17:21
Ilustrim

Ish- Shërbimi Informativ i Kosovës, SHIK-u gjatë veprimtarisë së saj kishte integruar brenda vetës shumë shqiptarë, bashkëpunëtorë të UDB-së. Por, numri i sakt sa sa ishin nuk dihet akoma. Pse dhe cili ishte qëllimi i integrimit të tyre në këtë organizatë dhe pse u zgjodh kjo strategji ‘integrimi’, dhe në interes të kujt ishte, veçanërisht të ‘konvertonte’ spiunët e kohës së Millosheviqit, kur shqiptarët ishin viktima të panumërta të sistemit të tij gjakatar.

Shumë nga këto përgjigje nuk do të mund të gjenden as tash. Por, dilemat një ditë do të jenë të zgjidhura.

E keqja është se opinioni shqiptarë po bombardohet me rrëfime të agjentëve-eprorë të UDB-së, të cilët po shfrytëzojnë momentin për kundërpropagandë dhe për të nxitur procese negative në Kosovë, siç është agjenti i UDB-së serbe, Bozhidar Spasiç.

Ai kishte deklaruar se pas viti 1999 në Kosovë, një pjesë e madhe e agjentëve që kanë punuar më parë për UDB-në i janë bashkuar SHIK-ut. Ai ka pohuar se kanë pasur qejf të bashkëpunojnë shumë me  shërbimin sekret, e që sipas tij, shqiptarët kanë bashkëpunuar edhe me shërbimin slloven dhe kroat të asaj kohe.

“Një pjesë e këtyre agjentëve ka mbetur brenda shërbimeve sekrete që i ka organizuar me gjasë Xhavit Haliti, emigrant nga Cyrihu i cili i ka mbajtur në shërbim disa prej agjentëve më të aftë në shërbimin e ri SHIK”, thoshte ai.

Për rehabilitimin e pjesëtarëve të UDB-së në SHIK kishte folur publikisht edhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli ku kishte thënë se ish-pjesëtarët e UDB-së pas luftës i kemi rehabilitua dhe se ata janë thesari i kombit.

Image
Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut dhe ish-shefi i G2, Naim Miftari për gazetën “Bota sot” thotë se është e vërtet se shumica e njerëzve të UDB-së shpeshherë janë rehabilitua në SHIK, madje vetë këtë e ka thënë edhe Kadri Veseli.

Ai pohon se tre inspektor të UDB-së janë vrarë pas luftës. Urdhërdhënësit e atyre vrasjeve janë njerëz shumë të fuqishëm që sot udhëheqin Qeverinë e Kosovës.

“Arsyeja kryesore pse janë vrarë tre pjesëtarët e UDB së Titos, sipas meje janë se me vrasjen e tyre u tentua të mbyllet e vërteta e shqiptarëve, që edhe disa të burgosur politik që kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së pas lirimit, por edhe një numri informatorësh që UDB-ja i ka pasur në perëndim, por edhe informator të Selim Broshit, Ibush Kllokoqit, Kemajl Shabanit, të cilët kanë pasur njohuri dhe kanë mundur të zbulojnë informatorët e UDB-së para luftës, e që ka pasur mundësi të zbuloheshin edhe vrasjet e komandantit Adem Jasharit, arrestimi i grupit të Nait Hasanit, vrasja e Zahir Pajazitit, Afrim Maliqit, Hyzri Talla, arrestimin nga UDB-ja që i bëri Besim Ramës, në Drenicë e shumë vrasje të tjera që ka bërë UDB-a gjatë luftës në Kosovë ku u dëmtua rëndë UÇK-ja, me vrasjen e komandantëve kryesor”, thotë Miftari.

“Ish pjesëtari i UDB-së F. D. ka qenë aktiv në UDB-së edhe në SHIK pas luftës i cili ka qenë i akuzuar publikisht edhe si atentator i rastit Xhemajl Mustafës, por për mungesë të provave është liruar. F.D. ka qenë aktiv në SHIK, por edhe   ka majtë lidhje me UDB, ai ka marr rrogë të rregullt edhe prej UDB-së, por pas luftës edhe prej SHIK-ut”, shprehet Miftari.

Ai deklaron se SHIK-u ka rehabilitua të gjithë pjesëtarët e UDB-së të kohës së Millosheviqit, me qëllimin që të mblidhen më shumë informator lidhur më krahun tjetër politik që ka qenë LDK-ja si rivali kryesor i PDK-së (SHIK).

“Është e vërtet se persona të fuqishëm në politik pozitë dhe opozitë kanë qenë dhe janë të lidhur ngushtë me sigurimin e shtetit serb të kohës së Millosheviqit, disa janë lidhur politikisht, materialisht dhe disa të tjerë në mënyrë gjenetike tradicionale, sepse në bashkëpunim me OZN-në dhe UDB-në ja u ka lënë babë e babagjysh”, thotë ai.

“Bozidar Spasiç është personi kryesor që disa politikanëve të sotit ju ka siguruar azil politik në Gjermani dhe në Evropë. Ai qëllimisht gënjen opinioni për vrasjet e vëllezërve Gërvalla dhe të Enver Hadrit, kur dihet publikisht që pas hetimeve të EUROPOLIT dhe INTERPOLI, që pas këtyre vrasjeve qëndrojnë vrasësit serb me ndihmën e informatorëve shqiptarë. Këtë deklaratë të Spasiçit, nuk e marr seriozisht pasi ka tentuar të mbroj disa persona në Kosovë, që sot nuk mund ti mbroj askush”, thekson Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat