Të pikëlluar vëllezërit Geci urojnë festën e Bajramit

Lajme

Të pikëlluar vëllezërit Geci urojnë festën e Bajramit

Nga: N.Sh Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:13
Vëllezërit Geci

Shtatë vëllezërit Geci nga Llausha e Skënderajt, kanë bërë urimet e tyre për nderë të festës së Bajramit.

Por, ata këtë herë ishin më të pikëlluar se kurrë. Ata muaj më parë kanë humbur nënën Rabë, ku asnjëherë nuk harrojnë ta përkujtojnë edhe në momente tjera të jetës, atëherë kur s’ka festë.

Por, sot ishte Bajrami i parë pa nënën Rabë për vëllezërit nga Llausha.

Urimet e tyre të vecanta kanë vazhduar e publikimin edhe të disa fotografive të bëra më herët me nënen e tyre, por edhe tash tek varri i saj, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Edhe pse fizikisht nuk je në mesin tonë, je gjithmonë në mendjen dhe zemrat tona Nëna Rabë, Urime Fitër Bajrami”, shkruan Nehati, njëri prej shtatë vëllezërve Geci.

“Miq të nderuar dhe të respektuar, urime Festa e Fitër Bajramit, paqja dhe lumturia qofshin mbi ju dhe familjet e juaja” përfundon urimin ai.

Ndërsa, djali tjetër i nënes Rabë, Esati shkruan se si familje e madhe që janë, sot u mungon personi i parë që së bashku me vëllezërit ia kanë uruar festat. U mungon nëna Rabë.

“Të nderuar miq, shok dhe dashamirë të besimt mysliman, ms lejoni që në këtë ditë madhështore pranoni urmimet e mija për festen e fiter Bajramit. Por ne si familje e madhe që jemi na mungon nëna, ajo që në cdo festë ishte presoni i parë që ja uronim. Festa pa të qenka e veshtirë, por ne gjithmonë do të mbajmë në mendje dhe në shpirt, si në këtë fest dhe cdo ditë te jetës, i pa harruar do të jetë kujtimi për ty e shtrejta ime Nënë, gjithmonë do të kujtoj në çdo festë engjulli im”, shkruan Esati duke u lutur që shpirti i nënës Rabë të pushoj i qetë në parajsë.

“Por meqë kjo festë e fiter Bajramit simbolizon sakrificën dhe besimin për Zoti, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria, urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes ne mes njeri –tjetrit”, shprehet ai.

“Urime festën e Bajramit për të gjithë, duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm tua pranoj agjërimin së bashku me lutjet dhe skatificen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, përfundon Esati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat