“Nëse e duam BE-në, duhet të bisedojmë ditë e natë me Serbinë”

Lajme

“Nëse e duam BE-në, duhet të bisedojmë ditë e natë me Serbinë”

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 00:24
Bashkimi Evropian

Në emisionin “Përballje” është diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbinë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik të Politikave, ka thënë se procesi i dialogut që pritet të mbahet me Serbinë, nuk do të jetë si deri më tani.

Sipas Rashitit, ky është një proces përmbyllës dhe do të duhet të ratifikohet në Kuvend.

“Nuk do të jetë proces si deri më tani për marrëveshje teknike apo politike. Do të jetë proces përmbyllës, ku do të duhet të ratifikohet edhe në Kuvend”, shtoi Rashiti duke thënë se marrëveshja pritet të ndodhë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Mimoza Ahmetaj ka thënë se perceptimi për Kosovën ka ndryshuar pas Marrëveshjes së Prillit, nënshkruar në vitin 2014.

“Deri në prill, pesë shtetet e BE-së janë menduar si ta bllokojnë Kosovën. Me arritjen e marrëveshjes perceptimi për Kosovën ka ndryshuar drastikisht”, ka thënë ish-ministrja Ahmetaj, duke shtuar se arritja e marrëveshjes me Serbinë është e domosdoshme për t’u integruar në BE.

Lushaku, ka thënë se partitë politike duhet të mendojnë në mënyrë vizionare nëse dëshirojmë integrime evropiane.

“Nëse Bashkimi Evropian është perspektiva jonë, e që ne nuk e kontestojmë, duhet të bisedojmë ditë e natë me Serbinë, që t’i mbyllim këto çështje sa më parë”, theksoi Jehona Lushaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat