E pabesueshme! Halil Kastrati thotë se Kadri Veseli ndërtoi shtëpi për skamnorët pa bë zhurmë!

Lajme

E pabesueshme! Halil Kastrati thotë se Kadri Veseli ndërtoi shtëpi për skamnorët pa bë zhurmë!

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:45
Halil Kastrati, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me kreun e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, të premtën kanë dhuruar një banesë për një familje skamnore, në Mitrovicë.

Teksa, familja 9 antarëshe e Selvete Brahimit nga Mitrovica bëhej me banesë, hoxha Halil Kastrati ‘zbuloi’ që Kadri Veseli ka ndërtuar 5-6 shtëpia për skamnorët, duke mos treguar për një gjest të tillë.

“E kemi zgjedh kryeparlamentarin tonë me e marrë, në një aksion këtu në zonën e Mitrovicës, edhe pse ka shumë njerëz humanitarë punojnë dhe nuk i reklamojnë punët. Kemi kuptu se kryetari i ka bo 5-6 shpija vetë, pa bo zhurëm”, ka thënë Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat