Kosova duhet të shtojë buxhetin për arsim

Lajme

Kosova duhet të shtojë buxhetin për arsim

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:32
ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së bashku me GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë po mbështetësin fushatën “Për Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Boris Scharlowsi, udhëheqës i projektit GIZ CDBE, tha se nga rezultatet e PISA-s, kanë dalë rekomandimet që Kosova duhet të punojë për rritjen e cilësisë në arsim.

“Ne kemi rekomanduar qeverisë së Kosovës të rris buxhetin për arsimin në nivelin e OECD-së”, tha ai në RTK.

Ai ka bërë me dije se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të shtojë buxhetin për arsim.

Scharlowsi vlerësoi se sot nuk duhet të mësohet përmendsh. “Sot kemi google dhe nxënësit nuk kanë nevojë të mësohet me atë metodë. Ne presim përkrahje nga kryeministri i Kosovës, ai vet e ka nënshkruar peticionin”, theksoi ai.

Arsimi sipas udhëheqësit të projektit GIZ është shumë me rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë.

“Deri më tani kemi trajnuar mbi 5 mijë mësimdhënës. Si donatorë po investojmë  në arsim, por nuk mund të ndërrojmë sistemin. Kosova duhet të besojë modifikime në sistem”, tha ai.

Ndryshe, qëllimi i këtij aktiviteti është avokimi publik dhe promovimi i mëtejmë i objektivit të fushatës “Arsimi në dorën tënde” , e lansuar në nëntor të vitit të kaluar, e cila ka për synim vetëdijesimin e faktorëve vendimmarrës dhe shoqërisë që arsimi të bëhet ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së  Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat