Kosova propozohet të jetë anëtare e përhershme e COSAC

Lajme

Kosova propozohet të jetë anëtare e përhershme e COSAC

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:02
Parlamenti i Bashkimit Evropian COSA

Komisioni Parlamentar për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian COSAC i cili po mbahet në Sofja të Bullgarisë, ka propozuar që Kosovë të jetë anëtarë e përhershme e saj, në cilësin e vëzhguesit deri në marrje të statusit të kandidatit.

Ky propozim u bë me kërkesë të delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga deputetët Blerta Deliu Kodra-kryetare e Komisionit për Integrime dhe Armend Zemaj, zëvendëskryetar, si dhe me mbështetje të nikoqirit Kristian Vigenini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Propozimi u përkrahë nga të gjitha shtetet e pranishme në këtë konferencë dhe si i tillë e ofroj Kosovën me afër anëtarësimit në organizata dhe mekanizma të shumtë të BE-së.

Në hapje të punimeve të konferencës kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov theksoj perspektivën e qartë të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së duke potencuar rolin që ka pasur Bullgaria për të mbështetur normalizimin marrëdhënieve të shteteve të Evropës Perëndimore.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër.

Ndryshe, në këtë konferencë përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat