Brnabiq: Njohja e Kosovës nuk do të ishte kompromis

Lajme

Brnabiq: Njohja e Kosovës nuk do të ishte kompromis

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:24
Ana Brnabiq

Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Sipas saj, kjo nuk do të jetë kompromis nga ana e Beogradit, pasi siç shprehet Brnabiq “Serbia edhe më tej insiston se Kosova është pjesë e saj”.

Brnabiq në një intervistë për gazetën gjermane Welt tha se marrëdhëniet me Prishtinën për serbët janë të vështira dhe emocionale.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bëri një hap të guximshëm dhe të përgjegjshëm kur filloi një dialog ndër-rajonal. Çdo bisedë ishte atëherë tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromisin. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Kjo nuk do të ishte një kompromis. Nëse vazhdojmë të insistojmë që Kosova i takon Serbisë, një kompromis nuk do të ishte i mundur", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat