Gjenocidi serb në Kosovë la shumë viktima, Thaçi përkulej para serbëve

Lajme

Gjenocidi serb në Kosovë la shumë viktima, Thaçi përkulej para serbëve

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 qershor 2018 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Lufta e Kosovës me Serbinë në vitin 1999, si një ndër luftërat më të mëdha në Ballkan, pati pasoja të mëdha në viktima, e këto pasoja të asaj lufte mbesin të pashëruara derisa nuk mbyllet plaga e shumë të pagjeturve.

Në luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999, janë vrarë 13.518 persona. Sipas të dhënave të fundit për të drejtën humanitare, përcjell “Bota sot”,  10.794 janë shqiptar, ndërsa 2.197 janë serb, kurse të tjerët iu përkasin etnive të tjera që kanë qenë në Kosovë. Raporti i publikuar në vitin 2014 përfshinë periudhën 1998/99, si dhe 2000.

11.661 kanë qenë meshkuj, ndërsa 1.857 kanë qenë femra. 8.662 shqiptar që u vranë gjatë luftës, ishin civil, kurse 2.132 ishin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 1000 serbë të vrarë gjatë luftës kanë qenë ish- pjesëtar të policisë, ushtrisë dhe forcave tjera paramilitare serbe.

Viti më i përgjakshëm ka qenë viti 1999, ku janë vrarë 11.199 persona, e në atë vit, muaji më i përgjakshëm ishte muaji prill, ku persona të vrarë ishin 4082 gjithsej.

Komuna me numrin më të madh të viktimave është Gjakova me 1214 të vrarë, e pasuar nga Skenderaj me 1159 të vrarë. Fshati me më së shumti viktima ishte Meja e Gjakovës, me 311 viktima.

Viktimat e luftës iu takojnë moshave të ndryshme, duke filluar nga të porsalindurit e deri te mbi 100 vjeç. Nga viti 1998 deri në vitin 2000, janë vrarë gjithsej 239 fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç. Më së shumti viktima kishte nga mosha 21 deri 25 vjeç, në total, 1491 viktima. Në mesin e të vrarëve ishin edhe 4 persona të moshës mbi 100 vjeç. Këta të fundit i kanë mbijetuar dy luftërave botërore, por jo edhe luftës së Kosovës.

Deri në prill të vitit 2018, 1658 persona mbeten të zhdukur, shumica e madhe tyre shqiptar.

Në anën tjetër, një gjest aspak i hijshëm i presidentit Thaçi kishte ndodhur para dy vitesh, kur ai u përkul para viktimave serbe në Grackë të Lipjanit, e në pllakatën e atyre personave, lexonte “viktima të terrorit shqiptar”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat