Vuçiq: Serbia e gatshme për kompromise, s`pranojmë presione

Lajme

Vuçiq: Serbia e gatshme për kompromise, s`pranojmë presione

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq  ka thënë sot me rastin e vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd të dielën në Bruksel se Serbia është e gatshme të diskutojë për kompromise, por jo të pranojë asnjë lloj presioni.

“Të mos humbim kohë, nëse jeni të gatshëm të bisedoni për kompromise, unë jam gjithmonë i gatshëm të flas”.

Ai tha se mbrëmë i ka thirrur disa “njerëz në Bruksel ” dhe iu tha atyre se do të ishte më mirë të mos shkojë të dielën atje për të vazhduar dialogun me përfaqësuesit e Prishtinës, “nëse shqiptarët avokojnë pikëpamje të tilla si ato që mund të ishin dëgjuar në ditët e kaluara nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nga nënkryetari i i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe të tjerë”.

“I thirra njerëzit në Bruksel mbrëmë dhe u thashë se nëse këto janë qëndrimet e shqiptarëve, të mos humbim kohë, nuk vij. Ata më thanë, ju lutem ejani që të flasim”, deklaroi kreu i shtetit serb.

Vuçiq shtoi se nuk ishte problem për të që të fliste me ta, por se nuk ishte i fascinuar nga idetë siç i quajti ai të zgjuara të disa shqiptarëve, dhe se nuk i frikësohet kujtdo qoftë në Perëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat