Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë - Bota Sot
Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë

Lajme

E shtunë, 22 shtator 2018

Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 00:45
Dalibor Jevtiqi

Pesë zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, shfrytëzojnë veturat zyrtare 24 orë pa punë specifike zyrtare.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit, për vitin 2017.

Sipas Auditorit, paragrafi 3.3 i nenit 3 të UA për përdorimin e veturave zyrtare përcakton se “në raste të caktuara, nëpunësve të caktuar, për shkak të specifikave të posaçme të punës, me vendim të ministrit, mund t’u lejohet përdorimi i automjeteve zyrtare edhe jashtë orarit zyrtar të punës me propozim të sekretarit të përhershëm”.

“Kemi identifikuar se 5 zyrtarë të MKK me vendim të ministrit i shfrytëzojnë veturat zyrtare 24 orë pa pasur punë specifike zyrtare”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti vendimi për lejimin e shfrytëzimit 24 orë të automjeteve zyrtare nga personeli për qëllime private mund të ndikon në dëmtimin e buxhetit të ministrisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test