Zllakuqan: Kremtja e "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan të Lugut të Drinit nisi me meshën e sotme të mbrëmjes

Lajme

Zllakuqan: Kremtja e "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan të Lugut të Drinit nisi me meshën e sotme të mbrëmjes

Nga: Lekë Mrijaj Më: 23 qershor 2018 Në ora: 21:20
Zllakuqan: Kremtja e "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan të Lugut të Drinit nisi me meshën e sotme të mbrëmjes

Shën Gjon Pagëzuesi, është padyshim Shenjtori - Profeti i fundit i Besëlidhjes së Vjetër, tamam i rrethuar me aureolën e lumnisë hyjnore që do të thoshte ishte, është dhe mbetet vetëm gishti i tij tregues, gisht drejtuar nga Shelbuesi Ynë Jezusi, që Alfa dhe Omega apo është qendra e vërtetë dhe reale e historisë së shëlbimit tone që do të thotë se edhe Koncilët Kishtarë Shën Gjon Pagëzuesit ia dhanë titullin e dyfishtë të Profetit të fundit dhe Apostullit të parë që do të thotë se “Është më shumë se një Profet”. Andaj Kisha e ‘’Shën Gjon Pagëzuesit”në Zllakuqan të Lugut të Drinit, pas zyrtarizimit të saj u ndërtua në vitin 1897 ( ishte Koncili i III Shqiptar i mbajtur në Shkodër në muajin maj dhe qershor te vitit 1895 e miratoi vendimin e Krypeshkopit të Shkupit dhe këtë famulli, Zllakuqanit ku edhe u muar nën perkujdesjen e Franceskanëve të Shkodrës ( Cfr. Con . Alb. III, pag. 54, cap. III, De Pat. Missionaribus – e huazuar nga Kisha katolike) dhe nga ajo ditë mbartë me krenari emrin e këtij Shenjtori i të dyja epokave, të Beslidhjës se Vjetër dhe të Re. Festa e Shën Gjon Pagëzuesit në Zllakuqan,  ashtu si çdo vit edhe sivjet-sonte në mbrëmje, e nisi festën e ditëlindjes së këtij pajtori me një madhështi të madhe me të cilën në meshën e orës 18:00, morën pjesë qindra besimtarë të kësaj zone dhe per rreth saj ( famullia e Klinës, Budisalcit etj.) për të ndjekur me përshpirtëri meshën shenjte festive, meshë e cila u bashkmeshua nga meshtarët don Marjan Uka, don Izak Dodes, fra. Nue Kajtazi, don Pal Tuna, don Ben Zymi, don Anton Uka.

Pas perfundimit të meshes e litanive shënjte ishte famullitari i kësaj Kishe d. Izak Dodës, i cili shfrytëzoi rastin që në emrin e tij, motrave të nderit të i falënderojë meshtarët për  bashkmeshim të mrekullueshëm, korin e Kishës, kujdestarët njëkohësisht uroj të gjithë ata që bartin emrin Gjon …  emrin e këtij pajtori dhe besimtarët e kësaj famullie për këtë kremten në fjalë me dëshirën më të madhe që të kalojnë momente sa më të mira, në paqe, dashuri, lumturi e harmoni të plotë me njëri-tjetrin, kudo që ata gjenden. Pas përfundimit të kësaj meshe solemne në famullinë e vendlindjës sime fort të dashur nisi e festa solemne e ‘’Shën Gjon Pagëzuesit’’ ku edhe besimtarët pjesmarrës të meshes shenjte njëkohësisht pjestarët e kësaj famullie të cilët e kremtojnë këtë festë të këtij Profeti-Shën Gjonit, takuan njëri tjetrin, u ftuan - ua hapen dyert  miqëve dhe dashamirëve të tyre në mënyrë që sa më mirë dhe të bashkuar ta perjetojnë tamam mesazhin e LAJMIT TË MIRË dhe kremtën e madhe të këtij Pajtori Mrekullibërës.

Menjëherë pas perfundimit të meshës së mbrëmjes nga Amerika e largët përmes një mesazhi elektronik të tij, z. Tomë Nue Jakaj nga Ranoci, ishte ai i cili u drejtoi një mesazh urimi bashkvëndasve të tij nga Zllakuqani me të cilin thuhët: “ I dashur kumara Lekë, me rastin e festës së Shën Gjonit nga zemra i pergëzoi të gjithë bashkëvendësit e tij në Zllakuqan e rrethinë, me mesazhin më të mirë për Paqe, Dashuri, Urti dhe Bekim, të bashkuar, që Lugdrinasit e mi dhe Shqiptarët në Trojet e Arbërit në pergjithësi t’i përqafojnë aspiratat e përbashkëta dhe frymën e përbashkët të popullit për një Shqiptari me të mirë të bashkuar dhe të emancipuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat