Ndodh edhe kjo: Vidhen bletët në këtë fshat të Skenderajt

Lajme

Ndodh edhe kjo: Vidhen bletët në këtë fshat të Skenderajt

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 00:12
Bletët

Një bletares nga Prellovci persona të panjohur ia morën 3 nga 20 koshere që i ka në këtë fshat të Skenderajt.

E ky veprim e preku fort prodhuesen e mjaltit, Selvete Nura.

‘Bletët i dua shumë. Janë bërë si pjesë e familjes. Çka kam pasur e kam ndarë me to. Ashtu siç i kam ushqyer fëmijët e mi ka qenë dhe për bletët”.

Vjedhja i shkaktoi edhe dëm material.

“1 bletë shkon rreth 120 euro. Dëmi shkon deri në 360 euro’, shtoi ajo.

Vjedhjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Ai tha se njësitet përkatëse po e hetojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat