Me veturë zyrtare niset për në deti

Lajme

Me veturë zyrtare niset për në deti

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 18:53
Ilustrim

Në Kosovë është bërë e zakonshme përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavës, për “punë qejfi”.

Kështu ndodhi edhe të shtunën, me datë 23.06.2018, kur një veturë me targa 3Z është parë e parkuar në një qytet të Shqipërisë.

Fotografia është dërguar nga një qytetar në adresë të emisionit “Zyra e ankesave”.

Vetëm gjatë vitit 2016, sipas statistikave të Institutit GAP, ministritë kishin shpenzuar mijëra euro për karburante, dhe kjo ishte kritikuar nga shoqëria civile dhe monitoruesit e shpenzimeve publike.

Qeveria e Kosovës së bashku me Doganat e Kosovës kanë në pronësi 965 automjete për punë zyrtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat