Vulin flet pasi u ndalua të hynte në Kosovë: Shqiptarët po frikësohen nga unë

Lajme

Vulin flet pasi u ndalua të hynte në Kosovë: Shqiptarët po frikësohen nga unë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:17
Aleksander Vulin

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka folur për ndalesën që i bënë institucionet e Kosovës për të hyrë në territorin e Kosovës.

Vulin madje tha se  shqiptarët po frikësohen nga fjaët e tij dhe kjo është arsyeja pse iu ndalu hyrja në Kosovë.

Tutje, Vulin tha se në pajtim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, nuk do të ndërmarrë veprime për të kundërshtuar këtë vendim.

“Kam folur me presidentin e vendit, Aleskander Vuçiq, dhe jemi pajtuar me të që mos të bëjmë veprime që ata do t’i merrnin justifikime për dhunënë ndaj serbëve”, u shpreh Vulin.

Vlen të theksohet se leje për të hyrë në territorin e Kosovës, sot kishte drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili jo shumë kohë më parë ishte arrestuar në Veriun e Mitrovicës për shkak se nuk kishte përfillur ndalim-hyrjen që i kishin bërë autoritetet e Koosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat