Dalin detaje të reja për personat që u arrestuan për terrorizëm, një u kap në Gjermani

Lajme

Dalin detaje të reja për personat që u arrestuan për terrorizëm, një u kap në Gjermani

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 09:49
Njesia Speciale e Kosovës

(E plotësuar) - Prokuroria Speciale e Kosovës, ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tre personave të dyshuar R.K. dhe A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj.

Të lartcekurit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka ndërmarrë operacione për bastisjen dhe ndalimin e tre personave me inicialet R.K., A.D dhe L.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit kanë përgatitur akte terroriste në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, urdhër arrest ndaj të dyshuarit B.B., të cilin e kanë zbatuar autoritetet gjermane.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar një armë automatike AK47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të lartcekur.

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë pas hetimeve disamujore ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm

“Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës Prizren dhe Skenderaj për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë kundër terrorizmit tre persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B.

Gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës bënë të ditur se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat