Kurti zbulohet një detaj për “Betejën e Kosovës”, që i trondit serbët

Lajme

Kurti zbulohet një detaj për “Betejën e Kosovës”, që i trondit serbët

Nga: N.Sh Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:16
Beteja e Kosovës

Në “Betejën e Kosovës”, ku serbët e festojnë fitorën e tyre me çdo 28 qershor të njohur ndryshe si Vidovdani, shumica dërmuese e luftëtarëve janë shqiptarë.

Kështu thotë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili përmes rrjetit social facebook thotë se, veshjet tradicionale dhe tirqt e bardha e vërtetojnë këtë.

“MJAFT ME MANIPULIMIN E TË VËRTETËS MBI "BETEJEN E KOSOVËS"!

Përkundrejt propagandës të së shkuarës dhe zhurmës së sotme mediatike serbe, e Vërteta mbi Betejën e Kosovës e cila u zhvillua në vitin 1389, është krejt ndryshe nga çfarë ulërasin serbët çdo 28 qershor. Siç e dëshmon edhe kjo pikturë e realizuar nga një piktor serb- pjesa dërmuese e luftëtarëve në këtë betejë kundër Osmanëve ishin Shqiptarë!

Veshjet tradicionale shqiptare dhe tirqet e bardha e vërtetojnë më së miri që Kosova u mbrojt me gjak dhe me jetë nga banorët e saj autoktonë, dardanët”, shkruan Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat