Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se shefi i delegacionit të Prishtinës për bisedime me Serbinë Avni Arifi “nuk është kompetent të thotë asgjë”.
Duke reaguar në deklaratën e Arifit, i cili ka thënë se Kosova “asnjëherë për asnjë çmim askujt nuk do t’i jap asnjë metër territor”, Gjuriq ka thënë se se Arifi “nuk mundet të vlerësojë për diçka që s’i përket, ndërsa asnjë metër katror i Kosovës dhe Metohisë s’i përket atij”.
"Arifi mund të negociojë për trashëgiminë e tij, nëse ka dhe jo territorin e Serbisë.Kosova dhe Metohija është territor i Serbisë dhe nuk do t'i japim separatistëve shqiptarë asnjë metër të vendit serb, sepse e gjithë Kosova dhe Metohija ishte dhe është territori i Serbisë" , ka thënë Gjuriq, transmetojnë mediat serbe.