Mos kaloni nga kampusi universitar i UP-së natën, kjo i ndodhi vajzës nga Prishtina

Lajme

Mos kaloni nga kampusi universitar i UP-së natën, kjo i ndodhi vajzës nga Prishtina

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Një vajzë nga Prishtina ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Ftesa Hazrolli, me profesion aktore, ka sugjeruar të gjithë, që të mos kalojnë natën kah kampusi universitar i Prishtinës.

Thotë se i ndodhi diçka shumë e keqe.
Krejt kjo, pasi sipas Ftesës në atë pjesë mungon ndriçimi dhe siguria. Ky është postimi i saj i plotë: 

Përshëndetje! Në Universitetin e Prishtinës, rreth orës 21:22 duke kalu përmes kampusit universitar me dy shoqet e mia, ne u sulmuam nga 6 djem të rinj dhe mua mu vodh portofoli, ne nuk patem mundësin të mbrohemi dhe as ta indentifikojm ftyren e ndonjerit prej tyre dhe kjo sepse në kampus te UP-së nuk ka drita. pyes veten se si mund të jete rasti i radhes, do grabitet apo do të vdes dikush, ju lutem shok, shoqe, profesor , e sidomos studentë te UP-së te me mbeshtesni në rrjetet sociale me ket iniciativ!

ajo qfar dua të arrij është: ndriqim ne kampusin universitar të Prishtinës, dhe siguri pak më të lartë nga organet kompetente.
shpresoj të jem rasti i fundit!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat