Pamje nga aksidenti në Suharekë ku mbetën pesë të vdekur, tre nga ta fëmijë - Bota Sot
Pamje nga aksidenti në Suharekë ku mbetën pesë të vdekur, tre nga ta fëmijë

Lajme

E martë, 21 gusht 2018

Pamje nga aksidenti në Suharekë ku mbetën pesë të vdekur, tre nga ta fëmijë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë persona kanë humbur jetën në fshatin Biraqë të Suharekës në një aksident trafiku.

Bëhet fjalë për dy të rritur dhe tre fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë – Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe këtë lajm: E rëndë: Pesë të vdekur në një aksident në Suharekë, tre nga ta fëmijë

“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMË dhe një autobusi”.

Nga vendi i ngjarjes dëshmitarë kanë treguar për klankosova.tv se viktimat janë të një familjeje.

Deri te aksidenti sipas tyre ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e drejtuesit të autobusit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test