Vdes punëtori shqiptar në bazën e KFOR-it

Lajme

Vdes punëtori shqiptar në bazën e KFOR-it

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:41
KFOR

Sami Veseli, një punëtor shqiptar për forcat paqeruajtëse KFOR ka vdekur sot në bazën ushtarake.

KFOR ka bërë të ditur përmes një komunikate se punëtori ka vdekur nga shkaqet natyrore në kampin e Novo Sellës.

“Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Cuoci dhe gjithë personeli i KFOR-it shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për familjen e z.Sami Veseli, i cili vdiq sot në bazën e KFOR-it ‘Camp Maréchal de Lattre de Tassigny’ në Novo Sellë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas njoftimit, Veseli ishte punëtor civil lokal, i cili ka punuar në KFOR për 15 vjet dhe sot, përpara se të fillonte detyrën e tij në objektin e ngrënies, vdiq nga shkaqet natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat