Ka ndërruar jetë Muharem Çekaj vëllau i heroit të Koshares Sali Çekaj.
Me këtë rast familjen Çekaj e ka ngushëlluar Saim Tahiri bashkëveprimtar e bashkëluftëtar i Saki Çekajt. Saim Tahiri ka dërguar këtë telegram ngushëllimi në emër të tij e Shhk “Sali Çekaj” në Zvicër.
"E nderuara familje Çekaj,në emër të Shhk“Sali Çekaj“ në Zvicër ju shprehim ngushllimet më të sinqerta për babain,vëllaun,axhën tuaj Muharrem Çekaj. Zoti e shpërbleftë me Parajs,ndërsa juve ju lehtësoftë dhembjen.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës", ka shkruar Saim Tahiri.