Behgjet Pacolli i jep 20 mijë euro për shërimin e Aurorës

Lajme

Behgjet Pacolli i jep 20 mijë euro për shërimin e Aurorës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 00:22
Aurora Krasniqi

Aurora Krasniqi vuan nga një sëmundja e leukemisë akute, shërimi i secilës kushton deri në 150 mijë euro.

Për rastin e saj, Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka mbledhur para për të mundësuar shërimin e Aurorës jashtë vendit për shkak se në Kosovë nuk bëhet pastrimi i gjakut ose plasmafereza që i duhet asaj.

Tahiri sonte ka bërë të ditur se Ministri i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli ka dhuruar 20 mijë euro për shërimin e saj.

Lexoni më poshtë shkrimin e Tahirit:

Aurora Krasniqi!
Jam shumë krenarë me popullin tonë.
I jam shumë mirnjohës Z. President Behgjet Pacollit, dhe të gjithëve për ndihmën dhuruar Aurora Krasniqit.
Sonte, Z. Behgjet Pacolli, i’u bashkangjit aksionit për rastin e Aurora Krasniqit Sonte, Z . Pacolli, për atë vajzë, i dhuroi; shumën 20.000 EURO.
Tani janë të grbulluara 100.000 euro! Edhe 50.000 te tjera uroj qe gjate javes do ti tubojmë, edhe pse e kemi parasyshe se jeni nëpër pushime.
Respekt për ju, nga ana e të gjithë qytetarëve.
Labi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat