Gazeta serbe: Thaçi po do luftë

Lajme

Gazeta serbe: Thaçi po do luftë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:19
Hashim Thaçi

Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke kërkuar luftë.

Ky publikim i medias serbe vjen pas takimit të Thaçit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel të cilin takim ai e kishte konsideruar si më të shkurtin por më të vështirin në gjashtë vjetët e fundit.

“Delegacioni i Kosovës i ka refuzuar të gjitha bisedimet. Janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe nuk e kanë pranuar asnjë kompromis”, shkruan në ballinën e kësaj gazete.

“Thaçi ka thënë: Nuk jap asgjë, Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, për të tjerat nuk më bën”.

Në Bruksel, ai i kishte prirë edhe delegacionit nga Kosova në kuadër të fazës finale së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq dje, mes tjerash, i pari i Kosovës kishte thënë se Vuçiq duhet ta kuptojë se Kosova është sovrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat