Gjen çantën me mijëra dollarë në aeroportin Adem Jashari, qytetari ia kthen bashkatdhetarit nga Amerika

Lajme

Gjen çantën me mijëra dollarë në aeroportin Adem Jashari, qytetari ia kthen bashkatdhetarit nga Amerika

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 00:16
Protagonistet

Do t’ju njohim sot me një histori njerëzore, që edhe pse jo shumë shpesh ndodh, është mbresëlënëse.

Një i ri nga Kosova, i cili jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi të kthehej në vendlindje për pushimet e verës por atij i ndodhi diçka e papritur.

Në aeroportin e Prishtinës ai harroi një çantë me mijëra dollarë dhe të gjitha dokumentet.

Fatmirësisht, kjo histori përfundoi mirë, falë vullnetit të mirë të një njeriu të ndershëm, i cili e gjeti çantën dhe ia ktheu të zotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat