Policia jep detajet e reja, tregon se si ndodhi aksidenti me 3 të vdekur

Lajme

Policia jep detajet e reja, tregon se si ndodhi aksidenti me 3 të vdekur

Nga: P.R Më: 23 korrik 2018 Në ora: 19:56
Foto nga aksidenti

Tre persona kanë mbetur në aksidentin e tmerrshëm komunikacioni që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Gllarevë, magjistralen Pejë-Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se si ka ardhur deri tek aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë të Klinës, ku tre qytetarët kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

"Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës “VW Pasat” ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Gllarevë, hyn në tejkalim dhe i njëjti me pjesën e parë ballore përplaset ne autobusi cili ishte duke qarkulluar ne drejtim të Prishtinës dhe pas kësaj goditje përplaset edhe me veturës “Jaguar” i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës", thuhet ndër tjerash në komunikatën e Policisë.

Komunikata e Policisë:

Me datën 23 korrik 2018 rreth orës 14:10 në rrugën Prishtinë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Gllarevë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, me pasojë vdekjen e tre (3) personave dhe lëndimin e tre (3) të tjerëve.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete një veturë “VW Pasat” me targa vendore, një autobus i markës “Setra” me targa vendore, dhe një veturë e markës “Jaguar” me targa te regjistrimit të Republikës së Shqipërisë.

Viktima të këtij aksidenti janë 3 shtetas të Kosovës, një (1) e gjinisë femërore dhe dy (2) të gjinisë mashkullore, një prej të cilëve kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, viktima e dytë ka ndërruar jetë rrugës për ne ambulanten e Klinës, kurse viktima e tretë pasi që kishte lëndime të rënda trupore është dërguar me autoambulancë në QKUK Prishtinë por i njëjti ka arritur pa shenja jete, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Tre të lënduarit pas marrjes se ndihmë se parë në spitalin rajonal në Pejë lirohen për shërim të mëtutjeshëm në shtëpi.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e saj trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës “VW Pasat” ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Gllarevë, hyn në tejkalim dhe i njëjti me pjesën e parë ballore përplaset ne autobusi cili ishte duke qarkulluar ne drejtim të Prishtinës dhe pas kësaj goditje përplaset edhe me veturës “Jaguar” i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat