Nga zhveshja e serbëve në Vidovdan, deri në tërheqjen zvarrë të Gjuriqit, kështu i turpëroi serbët Policia e Kosovës

Lajme

Nga zhveshja e serbëve në Vidovdan, deri në tërheqjen zvarrë të Gjuriqit, kështu i turpëroi serbët Policia e Kosovës

Nga: D.RR Më: 29 korrik 2018 Në ora: 08:33
Moment nga arrestimi i Gjuriqit

Pavarësisht paralajmërimeve nga shteti i Kosovës, përkatësisht nga organet e drejtësisë, serbët që erdhën në Kosovës për raste të caktuara, nuk iu bindën paralajmërimeve nga shteti sovran i Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo kjo mospërfillje nga serbët, iu kushtoi atyre me turpërim nga Policia e Kosovës.

Serbët që kishin ardhur vitin e kaluar në Gazimestan për të kremtuar festën e Vidovdanit me dhjetëra autobusë, në veshjet e tyre kishin mbishkrime nacionaliste serbe, të cilat nuk lejoheshin nga shteti i Kosovës.

Për këtë, pavarësisht kundërshtimit nga serbët që t’i hiqnin ato veshje, policia e Kosovës u detyrua që t’i zhvesh serbët dhe ata dolën të turpëruar nga ai veprim.

Momenti tjetër ishte ardhja e Marko Gjuriq në Kosovës, përkundër që shteti i Kosovës nuk i dha leje këtij të fundit për të hyrë në territorin e Kosovës.

Edhe mospërfillja e këtij urdhëri nga Gjuriq, i rezultoi atij me tërheqje zvarrë nëpër rrugët e Kosovës, si një mësim për herët e tjera që t’i respektoj vendimet e shtetit të Kosovës.

Ndërhyrja e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ndodhi në momentin kur Gjuriq dhe zyrtarët tjerë serbë që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim, ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat