Kur Kosova mund të bëhej shkaktare e Luftës së Tretë Botërore

Lajme

Kur Kosova mund të bëhej shkaktare e Luftës së Tretë Botërore

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 10:42
Pamje nga video

Bllokada e Aeroportit të Prishtinës nga Kontigjenti rus i KFOR’it më 1999 kishte acaruar marrëdhëniet ndërmjet NATO’s dhe Rusisë. Gjenerali Mike Jackson kishte refuzuar një urdhër të eprorit të tij në NATO gjeneralit Amerikan Wesley Clark,i cili kishte kërkuar që bllokada ruse të largohet me forcë. Jackson ka refuzuar ta bëjë këtë duke thënë se nuk është në gjendje të nis Luftën e Tretë Botërore.

Kjo video tregon një moment acarimi ndërmjet trupave të NATO’s në Kosovë.

Atëkohë, kontingjenti rus i KFOR’it kishte bllokuar aeroportin e Prishtinës duke refuzuar të largohej nga aty.

Megjithëse kishte një urdhër nga gjenerali amerikan, Wesley Clark që trupat ruse të largoheshin nga aty dhe të heqnin dorë nga bllokada, kjo gjë nuk po ndodhte. Madje, këta të fundit, kërcënonin se “ishin në gjendje ta nisin Luftën e Tretë Botërore”.

Për këtë problem, Moska dhe aleatët e NATO’s kishin arritur një marrëveshje, e cila ishte theksonte se trupat ruse duhet të heqin dorë nga bllokada. Por përkundër kësaj, bllokada vazhdonte.

Video tregon momentin kur trupat britanike të KFORit po patrullonin nëpër vendin që trupat ruse e mbanin të bllokuar dhe nuk i lejonin ata të kalonin.

Kapiteni britanik i KFOR’it, Adam Fratula, në një moment shprehet se “ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me rusët”.

Se si kishte rrjedhur e gjithë ngjarja, tregon videoja në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat