Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave këngëtares Shyhrete Behluli.
Thaçi thotë se, me këngët e Shyhrete Belhulit kushtuar atdheut, flamurit, heroizmit, Kosovës dhe Shqipërisë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra.
“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, ka shkruar Thaçi.